E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbuloi se vuante nga leucemia, francezi vetëhidhet nga ballkoni

Tiranë

Bluzat e bardha i kanë thënë se vuante nga një sëmundje e pashërueshme, ndaj dhe vendosi të shuhej tragjikisht. Burime zyrtare të policisë së Tiranës thanë se një shtetas francez është gjetur i vdekur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës para një pallati, fare pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë. Burime nga policia, thanë për gazetën “Shqip” se viktima ishte Fabio Drojev, me shtetësi franceze. Po sipas tyre, 37-vjeçari kishte dy vjet që jetonte në Tiranë dhe ishte punonjës i kompanisë SAGEM, që prodhon kartat e identitetit. Ai jetonte i vetëm dhe vetmia duket se e ka favorizuar mendimin e tij për të kryer vetëflijim. Sipas burimeve policore, nga një kontroll mjekësor dhe më pas analizat e gjakut, francezit Drojev i kanë konfirmuar se vuante nga leucemia, (kanceri në gjak) dhe në kushtet e një tronditjeje të rëndë psikologjike ai dyshohet se ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 10-të i pallatit ku banonte.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›