E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomiku drejt bojkotit te mesimit

Edhe pse studentet e Fakultetit Ekonomik, bojkotuan mesimin dhe zhvilluan protesta per shkak te nje godine qe po ngrihet vetem pak metra larg ketij fakulteti, serish nuk eshte marre asnje vendim nga bashkia e Tiranes, per pezullimin e lejes se ndertimit. Studentet kane ngritur serish dje shqetesimin, se ndertimi i kesaj godine duhet te pezullohet nga strukturat perkatese dhe ne rast te kundert ata paralajmeruan bojkot te mesimit per nje kohe te pacaktuar. Ne krah te qendrimit te studenteve ndaj ndertimit te kesaj godine, ka dale dhe rektorati i Universitetit te Tiranes. Vetem pak dite me pare, rektori Kule u shpreh se ceshtjen do ta cojne ne gjykate, nderkohe qe do t'i drejtohen per ndihme dhe kryeministrit Sali Berisha, njekohesisht kryetar i KRTRSH-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›