E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A3, rregullat per te plotesuar 10 deget

Sonila Isaku

Formulari A3 do te plotesohet po ashtu sikurse formulari A2, por kete here kandidatet duhet te kene parasysh numrin e kuotave bosh si dhe piket e fituesit te fundit, te cilet jane bete tashme publike nga Ministria e Arsimit. Keshtu nese nje kandidat ka me pak se 5.563 pike nuk mund te vendose Gazetarine si dege te pare, pasi 10 vendet e mbetura bosh ne kete dege kerkojne qe kandidati te kete me shume se limiti i fundit i pikeve. Po keshtu duhet te veprohet edhe me te gjitha deget e tjera. Kandidatet per studente duhet te vendosin ato lende ku ndihen te sigurt. Per sa i perket plotesimit te ketij formulari kandidati duhet te plotesoje kutite 3 shifrore qe ndodhen ne anen e djathte te formularit. Keshtu nese maturanti do te zgjedhe preference te pare Gazetarine duhet te vendose kodin e saj 3 shifror, pikerisht 004. Ne kete menyre do te plotesohen edhe 9 kutite e tjera. Afati per plotesimin e ketij formulari eshte data 26 tetor nderkohe qe shpallja e fituesve do te behet ne daten 30 tetor, kurse nje dite me vone do te behet afishimi i listave te fituesve ne universitete. Regjistrimi i fituesve do te behet ne sekretarite e universiteteve perkatese brenda 5 diteve te para te muajit nentor. Ne kete faze te trete pritet te perfitojne 2.257 kandidate per studente, te cilet nuk kane mundur deri me tani te fitojne te drejten e studimit ne universitetet shteterore ne vend. Nga ana tjeter jane edhe 600 kuota te reja, te cilet jane miratuar se fundmi nga Keshilli i Ministrave.

Dokumentet per regjistrim ne fakultet

Deftese pjekurie (ne mungese, vertetim note me fotografi, te nenshkruar nga drejtori i shkolles e nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale (drejtori i Zyres Arsimore), si edhe dokument te leshuar nga Arkivi i Shtetit;

Dokument identifikimi (karte identiteti, pasaporte) dhe fotokopje te tij. Ne dosje te mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit; ne mungese te tyre, kandidati dorezon certifikate personale me fotografi;

2 fotografi;

Mandat arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.500 leke;

Per kandidatet qe kane lene nje dege te fituar kete vit, nevojitet vertetimi i cregjistrimit nga programi i meparshem i studimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›