E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, bursa per studentet shqiptare

Studentet shqiptare do te kene mundesi te studiojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne fusha te kerkimit shkencor, teknologjise dhe inovacionit. Nderkohe qe programet e vecanta te cilat do te hapen ne te ardhmen, do te ofrojne bursa studimi per studentet shqiptare. Ky fakt eshte bere i ditur nga zv/ambasadorja amerikane ne Shqiperi, Deboraj Jones ne takimin qe pati dje me Ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj. Ministri Tafaj falenderoi kontributin e qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, si dhe asistencen e ofruar nga prezenca e kesaj ambasade ne vendin tone, vecanerisht ne fushen e arsimit te larte nepermjet zbatimit te programeve te bursave te studimit. "Eshte obligim i qeverise qe ne kuadrin kohor te 2 viteve te ardhshme, studentet dhe publiku shqiptar te kene nje renditje universitetesh sipas standardeve bashkekohore te vleresimit te Institucioneve te Arsimit te Larte"-tha Tafaj. Nderkohe priten te tjera programe te ofruara nga SHBA


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›