E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Nano janaret

....Le te shtrojme se bashku nje pyetje A ishte tragjedia e Janarit nje akt i organizuar nga shteti Sot le te shtrojme se bashku pyetjen Ishte ajo nje aksident apo ishte nje drame e rralle e planifikuar e shtetit tend oktapod. Mediat moren lajmin.

E shnderruan ne nje kushtrim kombetar por pas ketij kushtrimi dikush u versul si bishe kunder mediave te lira. U tha se po mashtroni lajmi eshte i rreme se jane drogaxhinj.

Pra kjo ishte nje vdekje e parandalueshme por nuk u parandalua. Nuk guxuat ti thoni te pakten as me elementaren qe ben njeriu ne zi nuk e bere. Nuk guxuat ti thoni o servile te zhveshur nga cdo ndjenje njerezore. Ti personalisht je shkaku kryesor dhe ministrat tuaj me klanet perreth teje te korrupsionit kontrabandes dhe trafiqeve.

Ti zhyt cdo dite e me thelle shqiptaret ne varferi. Pra konsumon krimin kolektiv me te shemtuar. Varferia eshte krim sepse te detyron te rendesh drejt vdekjes sic renden qytetaret qe humben jeten ne Janar...

Fjalet me siper jane shkeputur nga nje fjalim i Sali Berishes vite me pare ne opozite drejtuar kryeministrit te atehershem Fatos Nano per nje tragjedi tjeter ate te te mbyturve te Janarit.

Meqe keto dite jane lakuar ne nje togfjalesh bandat Nano Berisha - nje rikujtese na ben mire per ... Katharsis Me poshte pjese nga fjala e tij ne Parlament pas tragjedise se 9 janarit 2004 kur u mbyten 28 shqiptare nderkohe qe ish-kryeministri Nano nuk i nderpreu pushimet.

Ti je Fatos Nano mbrapa te vjen Zija

Nga Sali Berisha
Duke ju pershendetur ju qytetare te Shkodres dhe Vlores edhe nje here uroj qe te gjeni forcen per te perballuar dhimbjen e madhe dhe lutem se bashku me ju qe shpirtrat e njerezve tuaj te dashur te gjejne paqen e merituar.

Ne kemi kerkuar kete sesion te jashtezakonshem parlamentar per te shkarkuar kryeministrin Fatos Nano si pergjegjesin kryesor te tragjedise se Jonit si njeriun qe me politiken e tij me kliken qe mban perrreth kane zhytur ne varferi dhe mjerim progresiv mbi 1 milion shqiptare si njeriu qe me shpirt te kalbur nga urrejtja njerezore me mendje te helmuar nga cinizmi dhe shpirtkazmeria me shpirt te shkrete si katrani ne nje dite zie e gjeme te madhe poshteroi kombin e tij poshteroi viktimat poshteroi shoqerine shqiptare..

Une nuk ju prisja ndryshe vec keshtu sic jeni. Nuk jeni deputete po jeni vajmedet. Nuk guxuat ti thoni te pakten as me elementaren qe ben njeriu ne zi nuk e bere. Nuk guxuat ti thoni o servile te zhveshur nga cdo ndjenje njerezore.. Si jeni keshtu Kjo eshte turp. A keni familje a keni te aferm

Ti je Fatos Nano mbrapa te ndjek Varferia

Ne e kemi kerkuar kete sesion te jashtezakonshem sepse shkaku themelor i se premtes se zeze se 9 janarit per ne eshte Fatos Nano. Ti personalisht je shkaku kryesor dhe ministrat tuaj me klanet perreth teje te korrupsionit kontrabandes dhe trafiqeve. Ti zhyt cdo dite e me thelle shqiptaret ne varferi. Pra konsumon krimin kolektiv me te shemtuar.

Ti je shkaku kryesor i mjerimit dhe varferise se shqiptareve. Je ti me shpuren e zyrtareve ministrave dhe KPD-areve qe jo vetem vjedh e shperdoron 2/3 e taksave por ke krijuar monopole te tmerrshme si ne ushqime nafte dhe hekur duhan pije e te gjitha mallrat kryesore ke shkaterruar prodhimin e vendit mban cmimet me te larta.

Ke falimentuar me qindra e mijera biznese te ndershme ke shkaterruar ne kater vjet196 mije vende pune qe ekzistonin 4 vjet me pare.

Sot ne Shqiperi si ne asnje vend tjeter te planetit ti dhe ministrat e tu zyrtaret e tu pasurohen me shpejtesi marramendese kurse qytetaret varferohen mjerohen me shpejtesi te rrufeshme. Sot me shume se 1/3 e qytetareve shqiptare jetojne ne nje mjerim te plote.

Vetem udhetimet e diteve te fundit qe bere ti paralel me udhetimin e vdekjes se qytetareve shkodrane ke shpenzuar me carter dhe hotele ballo ahengje orgjira ne Burgenland te Austrise ne hotelet e Mesdheut e te detrave te nxehta 420 mije dollare. Asnje centim nga paga jote te gjitha te vjedhura nga tendera te taksapaguesve shqiptare. Shto faturat qe firmosin per heqjen e shpenzimeve tua.

Kete e them jo per politike por historia e re dhe e vjeter e njerezimit ne teresi dhe me shume se kushdo tjeter historia jone ne vecanti ka provuar se ne Haiti ashtu edhe ne Shqiperi si ne Burundi ashtu edhe ne Shqiperi e gjetiu varferia eshte krim kolektiv i qeverive te korruptuara.

Ti je Fatos Nano mbrapa eshte Makuteria

Varferia eshte ky krim me i rende se cdo krim tjeter eshte ky krim qe vret me shume se cdo epidemi se cdo kolere ajo ka dimensione dhe pasoja te shumta por shkak kryesor vetem nje vjedhjen nga zyrtaret e qeveritaret te pasurive qe sipas ligjit duhet tu shperndahen anetareve te shoqerise.

Ne Shqiperi pasuria qe krijohet nuk shperndahet por ajo perqendrohet ne duart e Nanos ne duart e lejtnanteve te tij pra varferimi kolektiv i shqiptareve eshte krimi me i shemtuar i Fatos Nanos. Ne te vertete ne themelin e tij ne planin filozofik moral qendron babezia shpirtkazmeria cinizmi i tij. Eshte krim i madh te varferosh te tjeret.

Varferia eshte krim sepse te detyron te rendesh drejt vdekjes sic renden qytetaret e Shkodres qe humben jeten me 9 janar.

Varferia te detyron te shesesh femijen tend te detyron te shesesh trupin tend te ndan nga prindi te ndan nga femija nga bashkeshortja te vdes nga semundja te le edhe pa te.

Varferia ka fytyra te shemtuara ajo ka renkime therese por ti dhe shpura jote asnje nga keto nuk i shikon asnje nga keto nuk i degjon pa le ti prekesh me jo. Ajo ka fytyren e foshnjes qe perpelitet ne kthetrat e vdekjes per mungese te qumeshtit dhe ilaceve. Po ku pyet ti dhe ministrat e tu paguani milionat per dadot per femijet tuaj.

Varferia ka fytyren e vuajtur te atij te papuni anonim qe ne ngrice acar apo ne pikun e zhegut pret me ore te tera tek monumenti i Ushtarit te panjohur per tiu afruar disa ore pune qe tu coje femijeve nje vakt buke ndersa ti per konet shpenzon ne dite trefishin e parave krahasuar me familje si keto.

Varferia ka fytyren e vuajtur te atij qe blen me liste ushqimet e dy vakteve buke qe u jep femijeve te tij por ata nuk ekzistojne per ty sepse theksoj edhe nje here per vakancat e tua ne Evrope ke shpenzuar 420 mije dollare. Varferia ka fytyren e nenes qe i vdes femija per piken e qumeshtit apo te femijes me rrecka djerse te pjekura ne balle qe nuk shkon dot as ne shkolle..

Kjo sepse per ju qeniet e varfera jane qenie te neveritshme.. Ata nuk ekzistojne ju i urreni te varferit tuaj per vdekje deri ne harrese fatale per fajin e vetem se ju jeni pasuruar duke i vjedhur ata duke i rrjepur ata njelloj sikur hajduti ordiner jo rralle vret viktimen qe ka vjedhur edhe pasi i ka marre cdo gje.

Edhe ju i urreni te varferit tuaj nuk mund ti shihni dot per ju ata nuk jane nena dhe baballare nuk jane femije nuk jane motra nuk jane vellezer nuk jane fqinj por thjesht statistika per ti manipuluar. Per sojin tuaj cnjerezor shoqeria tjeter nuk ekziston.

Per ty Liza nuk ishte nena e dy femijeve qe vdiq per tu bashkuar me ta Dritani nuk ishte babai i tre femijeve qe u ngri ne det per tu bashkuar me vogelushet e ti ne bregun tjeter si heroi i vlerave familjare sepse i varferi per ty nuk mund te jete i tille as prind as femije.

Kurse femijet e tyre jane thjesht vocrrake varfanjake. Besmira te cilen nena e nisi nuse dhe me 9 janar u shnderrua ne vajzen e detit nuk mund te ishte nuse madje po te mos qe i shoqi gjalle qe e priste ne bregun tjeter ti me shpuren tende do ta etiketoje me epitete te tjera. Por pronat dhe pasurite bejne qe ju te mos i shikoni dot ata.

Ti je Fatos Nano mbrapa te vjen Tragjedia

Po te ndigjosh fjalimet tuaja ne Shqiperi nuk ekzistojne te pastrehet sepse ju vete jetoni ne vila dhe pallate luksoze. Ne Shqiperi nuk ekzistojne te papune sepse ju vete pasuroheni duke fjetur dhe soj-sorollopi juaj eshte i punesuar madje me 2-3 pune. Per ju ne Shqiperi nuk ekzistojne fshatra dhe as rrugica mjerimi ne qytetet e saj sepse ju nuk shkoni atje.

Ne kete vend nuk ka dyqane me lista mbasi ju vizitoni resortet me te kushtueshme te kontinentit. Per ju ne Shqiperi nuk ka shkolla te shkaterruara nuk ka femije analfabete sepse ti me parate qe vjedh shkollon femijet e tu ne shkollat me te kushtueshme te perendimit.

Ne Shqiperi vdesin 50 foshnje ne nje mije qe lindin pasi ato jane te shoqerise qe nuk e shikon te shoqerise se padukshme vocrrake qe kane lindur per te vdekur. Ti je Fatos Nano mbrapa te ndjek mjerimi i shqiptareve. Ti je Fatos Nano mbrapa te vjen zija. Po dhe po.

Ti nuk je vetem shkak themelor por je dhe shkaku direkt. Je pergjegjes direkt sepse ti je pergjegjesi kryesor i shtetit oktapod i shtetit te puneve trafiqeve parave te pista shtetareve trafikante cinike imorale te ulet te pameshirshem primitive Fatos te vertete dhe klaneve te tyre qe skane asgje njerezore dhe qe perfitimin e paligjshem vjedhin marrin peng djegin te gjalle vrasin pa gjyqe mashtrojne torturojne rrahin perdhunojne plackitin perzene nga Shqiperia.

Le te shtrojme se bashku nje pyetje A ishte tragjedia e 9 janarit nje akt i organizuar nga shteti Hetimet paraprake tregojne se te gjithe ata qe mashtruan viktimat pa perjashtim te gjithe ishin njerez me uniforme soji yt dhe i qeveritareve te tu pra rrugetimin e vdekjes e organizuan zyrtare te policise dhe te SHIK-ut te shtetit tend oktapod mishi i te cilit je ti.

Jane dhjetera dhe qindra milione dollare jane vila luksoze jane hotele motele vakanca te kushtueshme afera te ngritura pallate etj. etj. ky eshte soji i poshtersise njerezore. Ne kete soj i pari je ti Fatos Nano prapa te vjen poshtersia.

Ti je Fatos Nano prapa te vjen Poshtersia

Ti je Fatos Nano prapa te vjen Poshtersia. Ti je pergjegjes kryesor i tragjedise se 9 janarit.

Mediat moren lajmin. E shnderruan ne nje kushtrim kombetar por pas ketij kushtrimi dikush o KPD-are u versul si bishe kunder mediave te lira. U tha se po mashtroni lajmi eshte i rreme se nuk jane klandestine jane dy drogaxhinj.
U perpoq te bukosen mediat.

Ti Fatos Nano je me i zi se Zija
Pra kjo ishte nje vdekje e parandalueshme por nuk u parandalua. Ne te kundert asnje SOS nuk iu dha anijeve te lundrimit asnje ndihme siu kerkua peshkatareve.

Ky ketu minister gjoja sguxoi te shkeputej por iu nenshtrua verberisht urdhrit te Fatos Nanos i cili nuk lejoi as qeverine te shprehte nje ngushellim.

Kush mund ta pranoje kete Nuk ka soj njerezor qe pranon nje gje te tille. fare bete me tej me kufomat Kufoma ka kodin e saj. I derguat ne Sazan per qellimet me te mbrapshta njerezore. Ti je primitiv Fatos Nano.

Ti i urren qytetaret shqiptare. E bere kete se ti urren shqiptaret dhe qenien e tyre e bere kete sepse ti urren viktimat e tua. Shpirti yt katran e di. Ti je Fatos Nano je me i zi se zija.

Tani nuk do te vazhdoj me tutje sepse nuk ka nevoje te perdoresh asnje fjale tjeter vetem ta quash Fatos Nano dhe kaq.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›