E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Nuk kemi vendosur pajisje përgjuese

Lidhur me akuzat e deputeteve socialiste se ata po pergjohen, Policia ka leshuar nje deklarate per media, ku thuhet:


'..Në lidhje me deklaratën e bërë nga Zoti Fatmir Xhafa, e trasmetuar nga disa media, për vendosjen e një automjeti përgjues nga Policia, për të përgjuar telefonat e pjesëmarrësve në tubim. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, deklaron si më poshtë :
Policia e Shtetit, nuk ka vendosur automjete, apo pajisje përgjuese, për monitorimin apo kontrollimin e kësaj proteste.
Vendosja e pajisjeve të tilla nuk është në proçedurat standarte të Policisë së Shtetit, për monitorimin e tubimeve apo manifestimeve.
Në zbatim të ligjit, Policia e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për garantimin e zhvillimin normal të këtij tubimi.
Deklarata të tilla, nuk i shërbejnë zhvillimit normal të aktivitetit, sigurimit të rendit dhe sigurisë publike, por bëhen shkak për destabilizimin e situatës - perfundon deklarata



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›