Tiranë, autobuzi del nga rruga dhe përfundon në shatërvan

Një aksidenti automobilistik u shënua mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një autobus pasagjerësh me targa TR 15 387 M doli nga rruga dhe përfundoi brenda në shatërvanin në Sheshin “Rilindja”, në zonën e njohur si Zogu i Zi.
Në momentin e aksidentit, në autobusin e linjës Selanik- Tiranë, udhëtonin 8 pasagjerë, bashkë me drejtuesin e mjetit.
Kamera e "Ora News" ishte menjëherë në vendin e ngjarjes dhe solli pamjet e aksidentit të rrallë. Autobusi ka përfunduar në mes shatërvanit, duke pësuar shumë dëmë materiale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar mes pasagjerëve.
Ndërkaq, pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë së Tiranës. Ata kqyrën vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.