Policia: Përgjakja e ndeshjeve, faj kanë pushtetarët dhe krerët e klubeve

Dhuna
mbledh Asamblenë e TiranëS
FSHF,
furtunë në futboll
Shkrihet
Komisioni i Apelit në FSHFt
MTKRS
i tërheq veshin FSHF-së
Përgjaket
derbi i Tiranës
Tiranë, 27 Janar NOA Ngjarjet e ndodhura së
fundi në stadiume duke sjellë dhe përgjakje mes futbollistësh, kanë ardhur si
pasojë e përfshirjes në këto incidente, të drejtuesve të klubeve sportive, personave
të zgjedhur në organet e pushtetit vendor, presidentëve të klubeve të futbollit
dhe të disa prej futbollistëve.
Këtë qëndrim mbajti Drejtoria e Përgjithshme e
Policisë së Shtetit, në një deklaratë të pak çasteve më parë. Kurse siguroi se nëpërmjet strukturave të saj
ka në qendër të vëmendjes garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjate
zhvillimit te aktiviteteve sportive, qe zhvillohen ne vend.
Drejtoria thotë se me gjithë masat e mara nga
policia e shtetit, në disa ndeshje futbolli, të zhvilluara në stadiumet e
qyteteve Tiranë dhe Vlorë, janë shfaqur ngjarje të dhunshme ndaj sportistëve,
gjyqtarëve dhe anëtarëve të tjerë të Federatës apo të klubeve.
Kurse pohon se nga analiza e zhvilluar në
lidhje me këto fenomene të dhunës në sport, është konstatuar se, në të gjitha
rastet cenimet e rendit publik në këto aktivitete sportive, veç të tjerave kane
ardhur si rezultat i :
- Përfshirjes në këto incidente, të drejtuesve
të klubeve sportive, të personave të zgjedhur në organet e pushtetit vendor, të
presidentëve të klubeve të futbollit dhe të disa prej futbollistëve.
- Mosmarrjes në kohë të vendimeve nga ana e
gjyqtarëve, për ndërhyrjen e forcave të policisë në fushë, në rastet e
ushtrimit te dhunës ndërmjet futbollistëve, apo ndaj gjyqtarëve të ndeshjeve,
gjë e cila do të ndikonte ndjeshëm në normalizimin në kohë të situatës së
krijuar.
- Lejimi nga drejtuesit e klubeve sportive dhe
Federata, qëndrimin në pistë apo në bankina, të personave jashtë rregullave të
përcaktuara për këtë qellim.
- Mos përmbushjes se standardeve dhe kushteve
teknike, të miratuara nga UEFA dhe FSHF, në lidhje me infrastrukturën e
objekteve sportive, infrastrukturë e cila ndihmon në rritjen e masave të
sigurisë.
Duke shprehur konsideratat për bashkëpunimin e
vazhdueshëm institucional me Komitetin Olimpik Shqiptar e Federatën Shqiptare të
Futbollit, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes dhe zhvillimit normal të
aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, Drejtoria e Përgjithshme e
Policisë së Shtetit thotë se është e nevojshme marrja e masave për:
- Përmirësimin e infrastrukturës së objekteve
sportive, në përputhje me standardet dhe kushtet teknike të miratuara nga UEFA
dhe FSHF;
- Krijimin e kushteve të nevojshme për garantimin
e rendit dhe sigurisë publike,
- Forcimin e masave ndaj shkeljeve që kryejnë
sportistët, drejtuesit e klubeve dhe autoritetet e tjera sportive, në përputhje
me akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
Në përfundim të qëndrimit të saj, Policia e
Shtetit siguron se do të marrë përsipër përgjegjësitë që i ngarkohen me ligj
për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjitha veprimtaritë sportive
të të gjitha niveleve; parandalimin e dhunës në mjediset sportive; parandalimin
e ngjarjeve me pasoja dhe sigurimin e jetës së pjesëmarrësve në këto
aktivitete.
Por njëkohësisht, thotë se kërkon një
bashkëpunim të plotë dhe të vazhdueshëm midis palëve që kanë detyrime në këtë
proces.
e.r/NOA
Më shumë mbi argumentin:Dhuna
mbledh Asamblenë e TiranëS
FSHF,
furtunë në futboll
Shkrihet
Komisioni i Apelit në FSHFt
MTKRS
i tërheq veshin FSHF-së
Përgjaket
derbi i Tiranës