Belgët trajnojnë 24 oficerë shqiptarë mbi luftën e antikrimit ekonomik-financiar
Tiranë, 27 janar
NOA Ekspertët blegë të luftës kundër krimi ekonomik-financiar trajnojnë 24
oficerë të policisë shqiptare.
Në zbatim të
Planit të Veprimit Për bashkëpunimin policor midis Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Mbretërisë së
Belgjikës, në datat 26-27.01.2010, në ambientet e Qendrës së Formimit Policor u
zhvillua një Seminar Trajnues Intensiv me temë Lufta Kundër Krimit Ekonomik
dhe Financiar.
Në këtë seminar,
që u mbështet financiarisht nga programi TAIEX i Komisionit Evropian, morën
pjesë 24 oficerë të policisë shqiptare që punojnë në strukturat e hetimit të
krimit financiar, të cilët shkëmbyen me ekspertët belgë përvojat më të mira të
hetimit të krimit financiar në Shqipëri.
Gjatë këtij
seminari dyditor, ekspertët e policisë belge kanë trajtuar çështje të
bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar në fushën e hetimit të krimit financiar
dhe shkëmbimit të informacionit policor.
Gjithashtu ata paraqitën
edhe eksperienca të rasteve konkrete të hetimeve të mashtrimeve financiare,
evazionit fiskal, konfiskimit të aseteve kriminale dhe pastrimit të
parave.
Në përfundim të
trajnimit oficerët e policisë shqiptare u pajisën më çertifikata
kualifikimi.
k.k/NOA