Tiranë, arrestohen tre persona, vodhën një makinë dhe e shitën me pjesë

Tiranë, 27 janar NOA Tre persona janë
arrestuar dje nga policia pasi akuzohen se kanë vjedhur, fshehur dhe më pas kanë
shitur për pjesë këmbimi një automjet.
Efektivat e komisariatit të policisë nr.2,
arrestuan dje 26-vjeçari Lulzim Ajazi, i dënuar më parë për shitje lëndësh
narkotike, 21-vjeçarin Erjon Qelibari, i dënuar më parë për vjedhje, dhe 38-vjeçarin
Adnand Berami, i dënuar më parë për vjedhje dhe moskallëzim krimi.
Burime nga policia thanë se nga puna hetimore e kryer ka rezultuar se tre të
arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin,
dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së një automjeti në rrugën Jordan Misja në
Tiranë, mjet të cilin më pas e kanë fshehur, tjetërsuar dhe shitur me pjesë në një
servil, pronë e shtetasit Adnand Berami.
Sipas policisë u krye sekuestrimi i të gjitha
provave dhe sendeve materiale të gjetura në servisin e këtij Beramit.
Materialet e përpiluara në ngarkim të tre personave
i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të Vjedhjes
në bashkëpunim.
k.k/NOA