E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati te Ali Demi, ende të paidentifkuar dy autorët

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Policia e Tiranës shoqëron 15 persona të cilët kanë qenë në lokalin ku u krye atentati ndaj dy personave dy ditë më parë. Dëshmitë e administruara nga policia nuk kanë çuar në asnjë të dyshuar. Të shoqëruarit në polici për të dhënë dëshminë janë shprehur se nuk kanë mundur të shikojnë apo indetifikojnë autorët. Dy personat që qëlluan me pistoletë ndaj dy të rinjve në një prej restoranteve në kryeqytet janë ende të paidentifikuar. Burimet nga policia bëjnë të ditur se kanë marrë në pyetje dy viktimat, Roland Domi 36 vjeç dhe Çlirim Goroshjani 37 vjeç, të cilët nuk kanë mundur të identifikojnë atentatorët e tyre. Dy viktimave, që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitë
Policia ka marrë në pyetje dhe 15 persona, që kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë parë skenën. Por dhe këta nuk kanë bërë të mundur identifikimin e persona, duke thënë vetëm se, “kanë parë dy persona, njëri i veshur me të zeza, që ka qëlluar me armë dhe tjetri po e priste në makinë”. Dhe pas 24 orë hetimesh dhe kërkimesh policia nuk kishte bërë të mundur gjetjen e të dyshuarve si dhe arsyen se pse ishte kryer atentati, ndaj Domit dhe Goroshjanit. Burime nga grupi hetimor, kanë bërë të ditur dje për gazetën se, është duke u hetuar për konflikte jashtë vendit të dy personave, pasi Domi jetonte në Itali prej vitesh, ndërkohë që Goroshjani jetonte në Gjermani.
Hetimet
Hetimet në lidhje me këtë atentat janë marrë në dorë nga sektori i vrasjeve në policinë e kryeqytetit, të cilët janë të specializuar për zbardhjen e ngjarjeve të tilla. Burime nga grupi hetimor, kanë bërë të ditur se kanë vazhduar hetimet për ngjarjen që tronditi kryeqytetin dy ditë më parë, kur në rrugën “Ali Demi”, por që ende nuk ka një autor të identifikuar. Deri më tani policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm të plagosjes së Roland Domit 36 vjeç dhe Çlirim Goroshjani 37 vjeç, të cilët pasi kanë kaluar disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një restorant, u qëlluan sapo kishin hipur në makinën e tyre tip “Mercedez Benz”. Sipas policisë, pas atentatit autori u largua nga vendngjarja duke u ndihmuar nga një bashkëpunëtor i tij. Gjatë hetimeve ka dalë se i plagosuri Domi, i sapoardhur nga Italia, ka qenë dhe objektivi kryesor i atentatit. Sipas mjekëve ky i fundit është në gjendje më të rëndë si pasojë e një plage që ka marrë në bark dhe në këmbë, ndërsa 37-vjeçari, Goroshjani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

BOX
Pistat

Policia heton të shkuarën e dy të plagosurve
Si pista të hetimit, uniformat blu janë duke hetuar mbi konfliktet që Roland Domi mund të ketë pasur në të kaluarën, ndërsa mësohet se dy te plagosurit janë marrë në pyetje por nuk kanë deklaruar asgjë rreth identitetit të autorit të ngjarjes. Dëshmitarët në vendngjarje janë shprehur se kanë dëgjuar disa krisma pistolete dhe më pas kanë parë një person të veshur në të zeza qe ka dale me vrap nga restoranti duke hipur në një autoveturë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në orën 15:50, dje, në një nga lokalet e kryeqytetit, kur një person është plagosur pasi ka marrë tre plumba në këmbë. Roland Domi 36 vjeç, ka ngelur i plagosur nga plumbat e një pistolete “TT”, ndërkohë që një persona tjetër që ndodhej, së bashku me të është Çlirim Goroshjani 37 vjeç, i cili nuk është prekur nga plumbat, e dalë nga pistoleta.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›