E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron Ramen Ku do ta vesh kuroren

Kryeministri Sali Berisha ska anashkaluar lajmin se Edi Rama shume shpejt do te lidhe kurore me njeriun e tij te dashur. Ne kete rast kreu i qeverise i uroi kundershtarit politik fat dhe lumturi ciftit te ri duke zgjedhur keshtu sic tha Kryeministri ndjenjat njerezore mbi ato qe karakterizojne politiken e perditshme. Jete te lumtur te trashegohet I uroj shendet lumturi dhe urimet me te mira qe mund ti urohen nje cifti - shpreh Kryeministri duke vijuar urimin e tij I uroj gjithe te mirat ciftit te ri. Por Kryeministri Berisha nuk la menjane as batutat e tij te zakonshme kur behet fjale per kundershtarin politik teksa ngriti pikepyetjen se ku do ta vendose kuroren Edi Rama meqe vete eshte kryetar bashkie. Por me thoni pak kuroren ku do ta vere ai se eshte kryetar bashkie Me siguri do te shkoje ne ndonje minibashki. Shume mire - deklaroi Kryeministri. Lidhur me pyetjen e mediave se si i ka pritur lulet e Presidentit Topi me rastin e ditelindjes se tij te 66-te Berisha tha se i ka pritur me shume kenaqesi dhe se aspekti njerezor nuk duhet te ngaterrohet me problemet politike. Me shume kenaqesi keto aspekte njerezore mos mendoni ju se une i konfondoj me probleme politike - u shpreh z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›