E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Te vazhdoje reforma ne pyje e kullota”

Federatat e Pyjeve Komunale parashtrojne nje sere propozimesh, me qellim permiresimin e shpejte te menaxhimit te pyjeve ne Shqiperi. Pas marrjes se vendimit nga qeveria per transferimin e pyjeve dhe kullotave ne pronesi te NjQV, Federatat u mblodhen dhe diskutuan ne Tirane e Tropoje me misionin e Bankes dhe me ministrin e Mjedisit, duke paraqitur te te gjitha nivelet kerkesat e tyre per te ndryshuar me urgjence aktet ligjore dhe n/ligjore, strukturat menaxhuese dhe strukturat e tjera per te gjitha pronat, kur kane ndryshuar pronaret. Koordinatori i Federates se Pyjeve Komunal Qarku Diber, Rexhep Ndreu, duke bere me dije mbi propozimet e ketyre federatave, theksoi se “ne gjykimin tone duhet te filloje menjehere permiresimi i ligjit per burimet natyrore, sepse nuk reflekton realisht ne realitetet e reformave te bera nga qeveria”. Njekohesisht, sipas ketyre kerkesave, eshte domosdoshmeri rregullimi i skemes se punes institucionale dhe ligjore qe del nga boshlleqet e dukshme dhe paqartesite e derisotme. Po keshtu, Ndreu nenvizoi disa nga kerkesat me paresore ne kete drejtim, sikunder jane “riorganizimi i sherbimit pyjor, si rezultat i transferimit te tokes ne NjQV. Krijimi i strukturave te sherbimit keshillimor per pyjet e kullotat komunale ne nivel Qarku ne varesi te drejtorise se politikave pyjore”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›