E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Shperthimi ne Vlore aksidental

Policia e Vlorës, e ka cilesuar si aksidental shpërthimin që plagosi rëndë një 41-vjecar, i cili më pas humbi edhe jetën. Ngjarja ndodhi në një banesë të cilën viktima e kishte marrë me qira dy jave më pare në qytetin e Vlorës, ndërkohë qe vetë banonte në këtë qytet.

Pas shperthimit qe demtoi rende edhe banesen policia nisi hetimet dhe ka rezultuar që kemi  të bëjmë me një  ngjarje aksidentale, pasi mendohet që viktima ta ketë pasur lendën plasëse në dorë në momentin e shpërthimit. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë si ngjarje aksidentale.

Pak ore pas shperthimit ku viktima u demtua rende ne te dyja duart por edhe ne trup, ai humbi jeten ne spital duke marre me vete edhe enigmen e kesaj sasie eksplozivi qe ai mbante ne dore. Viktima njihet si person pa precedente penale dhe punonte si shofer ne nje kompani te tregetimit te gazit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›