E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Shqipëria vend tranzit i klandestinëve të huaj

15-08-2013 / Gazeta 55

Për 6 muaj janë ndaluar mbi 800 persona, mes tyre edhe sirianë

800 klandestine te huaj u ndaluan nga policia shqiptare, pasi iu ishte premtuar kalimi per ne vendet e Bashkimit Europian. Trafiku i klandestineve ka nisur te lulezoje ne vendin tone qe pas liberalizimit te vizave.
Në shumicën e rasteve, sipas drejtorit te emigracionit Nikolin Ndoci, emigrantët e paligjshëm janë ndaluar nga Policia në qarkun e Gjiokastrës, shumë pranë vijës ndarëse të kufirit me Greqinë. Ata janë diktuar duke kaluar kufirin nga kamerat termike të instaluara nga policia kufitare.
Mes të ndaluarve është vënë re rritja e numrit të shtetasve sirianë. Sipas policisë, në Shqipëri kanë hyrë mbi 120 shtetas të tillë. Veç emigrantëve janë ndaluar edhe shoqëruesit e tyre. Policia ben thirrje qe edhe taksistët qe transportojne klandestinet do të gjobiten, ndiqen penalisht apo edhe konfiskohet makina. Kështu ka ndodhur, sipas policisë, edhe për shoqëruesit e këtyre klandestinëve të cilët janë arrestuar dhe do të ndiqen penalisht për akuzën e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›