Policia: Vrasja e nënë e bir për pazare droge
Një ekzekutim i ardhur pas prishjes se pazareve të drogës është pista kryesore ku po heton policia për të hedhur dritë mbi krimin e dyfishtë te ndodhur dje ne mesdite. Elton Deliu njihet si një kontingjent kriminal. Dje bashke me te u vra me 3 plumba edhe nena e tij
Ekzekutim mafioz në zemër të Tiranës. Elton Deliu dhe nëna e tij, Flutura Deliu, përkatësisht 32 dhe 52 vjeç, janë qëlluar për vdekje me pistoletë me silenciator në derën e apartamentit të tyre të banimit, që ndodhet pas Presidencës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15.00 të ditës së djeshme, në rrugën Perlat Rexhepi” dhe ka vënë në alarm forcat e Gardës së Republikës që ishin në ruajtje të shtëpisë së kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila banon në pallatin përballë ku u regjistrua ngjarja tronditëse. Burime nga policia thanë se Elton Deliu është qëlluar 11 herë, me gjashtë plumba në kokë dhe pesë të tjerë në trup. E ëma e tij, Flutura, është qëlluar tri herë. Atentatit i ka shpëtuar vetëm bashkëshortja shtatzënë e 32-vjeçarit Deliu, i cili njihej si një person me precedentë të theksuar kriminalë. Ai është arrestuar për trafik droge, por ka mundur të dalë nga burgu brenda një kohe të shkurtër. Burime të besueshme të Gazetës bënë të ditur se 32-vjeçari ka drejtuar një grup të fuqishëm të trafikut të narkotikëve, por që vitet e fundit kishte pasur përplasje mes tyre për shkak të prishjes së pazareve. Elton Deliu është vënë disa herë në shënjestër të atentateve mafioze.
Ekzekutimi
Krimi i dyfishtë që tronditi mbarë kryeqytetin ndodhi rreth orës 15.00 në rrugën “Perlat Rexhepi”. Të paktën dy persona, sikurse deklarohet nga policia, janë ngjitur në katin e VI të pallatit të ri, përballë me atë ku banon kryetarja e Kuvendit, dhe i kanë rënë ziles së hyrjes ku banonte objektivi i tyre, Elton Deliu. Sipas policisë, ka qenë Flutura Deliu e cila i ka hapur derën dy ekzekutorëve, të cilët nuk kanë hezituar ta qëllojnë për vdekje. Më pas, kanë qëlluar në kokë dhe trup 32-vjeçarin Elton Deliu. Ndërsa, 52-vjeçarja ka gjetur vdekjen në vend, djali i saj, Eltoni ka dhënë shpirt rrugës për në Spitalin Ushtarak. Gruaja shtatzënë e Elton Deliut është e vetmja që i ka shpëtuar atentatit mafioz. Ajo gjendej në katin e parë të pallatit dhe kur është ngjitur ka gjetur vjehrrën e vrarë si dhe bashkëshortin në grahmat e fundit. Menjëherë ka dhënë alarmin, por ka qenë e kotë, pasi autorët ishin larguar dhe ndihma që i është dhënë njeriut me të cilin kishte vendosur të ndante jetën nuk ka shërbyer. Plagët e rënda që kishte marrë ia ndërprenë jetën në mes. Pas alarmit të dhënë nga gruaja e viktimës, zona e shumëpopulluar e kryeqytetit, pikërisht pas Presidencës, është blinduar nga dhjetëra forca policie, agjentë krimesh, si dhe speciale të RENEA-s, të cilat kanë mbërritur në kohë rekord për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe prangosjen e tyre.
Motivet
Një ekzekutim i ardhur pas prishjes se pazareve të drogës është pista kryesore ku po heton policia për të hedhur dritë mbi krimin e dyfishtë. Elton Deliu njihet si një kontingjent kriminal, i përfshirë në rrjetin e trafikut të narkotikëve dhe për pasojë, dyshimet se është ekzekutuar për aferat në trafiqet e paligjshme janë të forta, shto këtu dhe faktin se ekzekutorët e kanë qëlluar disa herë, duke hequr çdo dyshim se mund të mbetej i gjallë. Gjithsesi, policia do të hetojë të gjitha pistat e mundshme për të hedhur dritë mbi krimin e dyfishtë.
Historia, si u shpëtoi 32-vjeçari dy atentateve
Në qershor të vitit 2005, Elton Deliu ka mundur t’i shpëtojë për mrekulli një atentati mafioz të organizuar nga “miqtë” e tij, me të cilët ishte përplasur fort për prishjen e pazareve të drogës. Deliu ishte duke udhëtuar me një makinë tip BMW, ngjyrë të zezë, kur në ndjekje të tij janë vënë dy automjete, njëra ‘Benz Sllon’ me targa DR 2572 C, e një tjetër ‘Benz’ me targa TR 0072 J, ngjyrë jeshile, brenda të cilëve udhëtonin Kild Kodra, Erald Bakalli, Elvin Spahillari dhe Endri Cali. Në afërsi të rrugës së Barrikadave, automjetet janë përballur dhe “miqtë” kanë qëlluar në drejtim të Deliut.
Ky i fundit u është kundërpërgjigjur më të njëjtën mënyrë. Teksa qëllonte me pistoletë, ka përplasur makinën me një mur dhe me shpejtësi është larguar me këmbë. Në këtë mënyrë ai ka mundur t’u shpëtojë plumbave. Kild Kodra e Erald Bakalli u arrestuan pak kohë më vonë nga forcat e RENEA-s. Një vit më vonë (2006), Elton Deliu i ka shpëtuar për mrekulli një tjetër atentati të mirorganizuar në Kavajë. Që prej asaj kohe, mësohet se 32-vjeçari lëvizte me makinë të blinduar si dhe merrte masa të shumta mbrojtëse.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)