Vjedhjet në Tiranë, 6 të arrestuar brenda një dite
Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bënë të ditur se jo pak, por gjashtë të dyshuar për vjedhje kanë përfunduar në prangat e policisë brenda një dite. Mbi supe u rëndon akuza e vjedhjes së kryer në bashkëpunim
TIRANE-Jo pak, por gjashtë të dyshuar për vjedhje kanë përfunduar në prangat e policisë brenda një dite. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bënë të ditur se Shaban Miftari, 38 vjeç; Erlis Nikolli; Sh.M, 16 vjeç, u prangosën nga agjentët e Komisariatit nr.4, pasi dyshohen për disa vjedhje të kryera në kryeqytet gjatë këtij muaji. Kështu, me 22 dhjetor 2008, sipas policisë, ata kanë realizuar vjedhjen e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, me targa TR 6949 M. Katër ditë më vonë, më 26 dhjetor 2008, kanë vjedhur pasqyrat e mjetit tip “Benz”, me targa 3829 L. Gjithashtu, dyshohet të kenë kryer dhe disa vjedhje të tjera. Në këto ngjarje dyshohet të jetë i implikuar dhe 45-vjeçari B.L, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Po dje, specialistët e seksionit kundër vjedhjeve të automjeteve prangosën tre persona të tjerë të dyshuar për vjedhje. Mondi Suka, 30 vjeç; Dardan Hazizi; Dorian Idrizi, 20 vjeç, u kapën në flagrancë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme, në Rrugën e Dibrës, pranë Medresesë, teksa po tentonin të vidhnin një sasi malli nga karroca që po transportonin dy kinezë. Mallrat e vjedhura u gjetën në një makinë tip ‘Golf’ ngjyrë gri, me targë LA 1760 A, me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët. Të arrestuarit do të përballen tashmë me togat e zeza të drejtësisë, të cilat do të vendosin për fatin e tyre. Mbi supe u rëndon akuza e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.
(d.b/BalkanWeb)