Idrizi: Të miratohet rezoluta për çështjen çame
Tiranë- Kreu i PDIU- së Shpëtim Idrizi ka folur sot nga foltorja e Kuvendit mbi kulturën çame dhe u ka kërkuar kolegëve të tij të miratojnë një rezolutë mbi këtë çështje.
Ndërsa në hyrje të Kuvendid aktivistët e PDIU- së u kanë dhuruar deputetëve numrin special të revistës ‘Çamëria’, si dhe një album me foto për të rritur sensibilizimin ndaj çështjes Çame.
“Për të vënë në vend drejtësinë për viktimat e genocidit mbi Camërinë, duhet që zgjidhja e çështjes çame të jetë në axhendën e veprimit të institucioneve tona, diplomatike dhe juridike.Ndaj ne mendojmë se ka ardhur koha që të miratohet përfundimisht një Rezolutë mbi çështjen çame, e cila ta sanksionojë përfundimisht futjen e kësaj çështjeje në axhendën tonë kombëtare. Ky parlament nuk është si parlamenti i 2004-ës, ku ndërgjegja kombëtare mungonte me tepri. Apo kur anetaret e Shoqates Cameria rriheshin e gjakoseshin ne dyert e parlamentit te Shqiptareve. Në këtë parlament të gjithë deputetët vlejnë njëlloj dhe ne Shqiptaret e Camerise ju konsiderojme te gjitheve si burra e gra me dinjitet e patriot. PDIU-ja do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që ta shtyjë parlamentin ta miratojë rezolutën, qoftë dhe duke i bërë thirrje vullnetit të qytetareve Shqiptare anembanë kombit”,- tha Idrizi
Dje është përkujtur gjenocidi grek ndaj popullsisë çame, ku vdiqën barbarish 2900 persona dhe arsyet ishin fetare dhe etnike. Në nder të tyre janë ndezur qirinj në meorialin e sapondërtuar. Ndërsa në kryeqytet është hapur një ekspozitë me foto ku tregohen çaste nga masakrat e gjenocidit.