E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres arrestohen 6 persona per vepra te ndryshme penale

Policia e Durrësit ka intensifikuar punën në drejtim të kapjes së shtetasve me tendencë kriminale. Përgjatë 24 orëve të fundit në pranga kanë përfunduar 6 persona mes të cilëve një i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ndiqen penalisht dhe 5 të tjerë Mentor Pasjaqa 38 vjec, banor i Prishtinës, është arrestuar nga policia e Durrësit, për shkak të një vendimi të nxjerrë nga drejtësia spanjolle, e cila e ka dënuar me 20 vite burg në mungesë, për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Sipas policisë Gjykata e Madridit në Spanjë, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi i cili njihej edhe me emrin Aldo Nanni, urdhrin e arrestit për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, mbajtjes së sendeve të vjedhura, organizates kriminale, trafikut të drogës. Ndërkaq nisur nga ngjarja e fundit ku një person ende i paidentifikuar grabiti një automjet brenda së cilës ndodhej një foshnje, policia ka intesifikuar kontrollet duke i finalizuar me arrestimin e disa personave me tendencë kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›