E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani- Itali, rikthehet dueli historik

Gjithë tifozët e futbollit sot mbajnë frymë. Është rikthyer përballja e përjetshme Gjermani- Itali, dhe vëmendja sot do të përqëndrohet në Kiev. Italianët duan të ndjekin traditën, gjermanët ti bashkohen historisë. Një sfidë që pritet të sjellë emcoine dhe spektakël.

Favoritë janë gjermanët, të cilët janë projektuar që para fillimit të Euro 2012 si kampionët e këtij kompeticioni. Por sot do të kenë një terren të vështirë për të lëvizur, sepse Italia për ta ka qenë gjithmonë Macja e zezë. Bavarezët vijnë me kujtimin e hidhur të Botërorit 2006, ndërsa axurrët mbajnë mend të njëtin kompeticion, ku dhe u shpallën kamionë bote.

Kreu i Gjermanisë Joachim Loeë është shprhur optimist për mbrëmjen e sotme dhe taktika e tij është të moslejojë italianët të dalin në lojën e tyre.

“Ka ardhur koha që Gjermania të heqë çdo kompleks ndaj Italisë dhe të fitojë ndaj të kaltërve. Ndaj italianëve kemi patur gjithmonë vështirësi, por këtë herë gjërat do të shkojnë ndryshe. Sa i përket Pirlos, mendoj se ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe po jeton një rilindje të vërtetë. Gjithsesi, nuk mendoj se do ta markoj një për një. Nuk duhet të shohim vetëm ndeshjen me Anglinë, por edhe të tjerat. Por mendoj se Italia ka edhe lojtarë të tjerë të rrezikshëm. Kështu e rëndësishme është që të mos i lejojmë të bëjnë lojën e tyre”,- tha ai.

Ndërsa Prandeli deklaroi se skuadra e tij synon të shënojë dhe nuk do të luajë në pozicion mbrojtës.

“Gjermania është shumë e fortë, por askush nuk është i pamposhtur. Duhet të zbresim në fushë me një skuadër shumë në formë, pasi do të jetë një ndeshje e luftuar. Përsëris, nëse japim më të mirën, atëherë nuk ka skuadër të pamundur. Spanja dhe Gjermania janë me të vërtetë shumë të forta, por të gjitha mund të lëshojnë. E dimë që do të rrezikojmë, por nuk do të rimmë të mbyllur në mbrojtje. Preferoj të pësojmë gol në kundërsulm sesa të presim në mbrojtje”,-u shpreh ai.

Sot axurrët do të kenë në mbrojtje Chiellinin, por De Dosi vijon me problemet fizike. Suprizë pritet të jetë edhe sulmi, pasi medohet se Kasano do të qëndrojë në stol dhe përkrahë Balotelit do të jetë Diamanti.
Supersfida do të jetë sot në mbrëmje në orën 20:45 dhe në përfundim të saj do të mësojmë dhe kundërshtarin e spanjollëve.

Kliti Topalli/ IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›