Republika e Kosovës anëtare në Fondin Monetar Ndërkombëtar
Prishtinë - Republika e Kosovës është anëtarja më e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Votimi pro i shumicës së anëtarëve të FMN-së bën që Kosova të jetë shteti i 186-të i saj. Shtetet të cilat votuan pro ishin SHBA-të së bashku me aleatët, ndërsa kundër ishte Serbia, Rusia, dhe vendet e tjera të cilat nuk e kanë njohur akoma Kosovën.
Kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç, deklaroi se, "e rëndësishme është që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara". Megjithatë, tani pritet vetëm pranimi i ftesës nga Prishtina. Anëtarësimi në FMN i jep mundësinë Kosovës të aplikojë për t’u bërë anëtare e Bankës Botërore. Kryeministri Hashim Thaçi deklaron se pranimi në BB pritet të bëhet në qershor.