Policia arreston bandën e falsifikatorëve të kartmonedhave
TIRANË - Plot 26 persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi dyshohen si anëtarë të një rrjeti që falsifikonte dhe hidhte në treg monedha të falsifikuara. Lajmin e bëri të ditur sot Drejtoria e Policisë Tiranë e cila tha se operacioni 'Piramida' u realizua në bashkëpunim me njësinë hetimore Task-Force. Grupi kriminal vepronte në qytetet : Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Saranadë, Elbasan, Pogradec, Korcë, Shkodër dhe Kukës.
Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjerin, për më shumë se një vit kanë prodhuar kartmonedha të fallsifikuara të prerjeve 500, 1000, 2000, 5000 lekë të reja. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se këto kartmonedha prodhoheshin në Tiranë në afërsi të rrugës '5 Maji', ku nga kontrolli i kryer janë gjetur pajisjet e nevojshme për këtë prodhim të jashtëligjshëm. Nbashkëpunimm me njëri tjerin të arrestuarit kanë kryer shpërndarjen e kartmonedhave të fallsifikuar, kryesisht në Tiranë në qëndrat spitalore dhe në subjekte e biznese private.
Në punishten e tyre u kapën: Shuma e parave prej 1.4 milion lekë, kartmonedha të falsifikuara të prerjeve 1000, 2000, 5000 lekë të reja, kompjutera destop dhe kompjuter lap top të cilat shërbenin për përpunimin e kartmonedhave të skanuara, printer dhe skaner me rezolucion të lartë, të cilat shërbenin për printimin e prodhimin e karmomedhave të fallsifikuara, makineri për prerjen e kartmonedhave të fallsifikuara, USB i cili përmbane materialet e krijuara për realizimin e kësaj veprimtarie. Por edhe armatime, si fishekë të kalibrave të ndryshëm, një armë zjarri e llojit pushkë, maska të ngjashme me ato të Forcave Speciale, një sasi e konsideruedhme të kartave telefoni prej 400 numrash, rreth 100 aparate celular.
Shtetasit e ndaluar dhe të arrestuar si të implikuar në këtë veprimtari janë:
Altin Baftjar Lala, 30 vjec, banues në Tiranë.
Besnik Shaqir Gaci, 27 vjec, banues në Tiranë.
Avdi Kujtim Gjika, 24 vjec, banues në Tiranë.
Sali Ramiz Prendi, 23 vjec banues në Tiranë.
Dritan Safet Elezaj, 25 vjec banues në Tiranë.
A. C, 16 vjec banues në Tiranë.
Bilbil Shaban Sefa, 31 vjec banues në Tiranë.
Dëfrim Ymer Mata, 21 vjec banues në Tiranë.
Anila Dalip Kodra, 18 vjec banues në Tiranë.
Roland Qani Skuqi, 23 vjec banues në Tiranë.
Altin Zeqir Murani, 25 vjec banues në Tiranë.
Aben Fran Seferi, 27 vjec banues në Tiranë.
Astrit Fran Seferi, 24 vjec banues në Tiranë.
Aristogon Elez Pashka, 22 vjec banues në Tiranë.
Artur Elez Pashka, 21 vjec banues në Tiranë.
Eduart Elez Pashka, 24 vjec banues në Tiranë.
Shpetim Memish Mataj, 22 vjec banues në Tiranë.
Artan Emri Halilaj, 21 vjec banues në Tiranë.
Alfren Ndue Bushgjokaj, 26 vjec banues në Tiranë.
Xhevahir Mersin Koldashi, 21 vjec banues në Tiranë.
Gazmend Cerpja, 27 vjec banues në Tiranë.
Ahmet Meci, 22 vjec banues në Tiranë
Muhamd Murrani, 20 vjec banues në Tiranë
E. D, 17 vjec banues në Tiranë
E.I, 17 vjec, banues në Tiranë.