Policia arreston dy agresorët e gazetarit Mero Baze

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy agresorët e gaztatarit Mero Baze. Në pranga janë vënë Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo . Sipas policisë dy personat qëlluan Bazen për shkak të detyrës. Policia e Tiranës ka bërë me dije se gazetari Mero Baze ka bërë kallëzim penal për ngjarjen.
Botuesi i gazetës "Tema", dhe një nga emrat më të njohur të gazetarisë, Mero Baze, është sulmuar mbrëmë ndërsa ishte në shoqërinë e disa kolegëve gazetarë në një nga lokalet e Tiranës. Baze është qëlluar disa herë në kokë dhe në trup me sende të forta, duke mbetur i plagosur rëndë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, sulmi është kryer nga biznesmeni Rezart Taçi si edhe 4 truprojat e tij.
Biznesmeni Rezart Taçi ka hedhur poshtë pretendimet e botuesit të gazetës "Tema", Mero Baze, për dhunën fizike të ushtruar ndaj këtij të fundit. Në një reagim, biznesmeni Taçi është shprehur se ai personalisht nuk e ka prekur me dorë dhe as e ka qëlluar gazetarin Mero Baze. Taçi shton se në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm në lokal.