Divorcet, “gangrena” e qytetit të Korçës
02/11/2009 Rriten frikshëm nga viti në vit zgjidhjet martesore. Gratë, padi vetëm pas dhunës sistematike
KORÇE- Zgjidhjet martesore tashmë kanë përfshirë jo vetëm personat me arsim të ulët dhe të mesëm, por edhe intelektualët. Në çështje të tilla nuk bëjnë pjesë vetëm moshat e reja, me disa vjet martesë, por edhe grupmoshat që kanë vite të tëra bashkëjetese. Femra, veçanërisht në qytet, po ndihet e dhunuar jo vetëm nga bashkëshorti i saj, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Për këtë arsye, mjaft gra po vijojnë me zgjidhjet martesore, ku në të njëjtën kohë nga ana e tyre po kërkohet edhe mbrojtja ndaj bashkëshortit. Megjithatë, nuk janë vetëm gratë ato që dëshirojnë t’i japin fund lidhjes së tyre, pasi edhe meshkujt jo në pak raste kërkojnë të ndahen nga bashkëshortet. Gjithsesi statistikat flasin për denoncim të dhunës në familje dhe për rritje të divorceve nga viti në vit.
Divorcet
Burime pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë, në lidhje me zgjidhjet martesore bënë të ditur se gjatë 9 muajve të këtij viti ka pasur 40 raste më shumë, çka tregon se numri i ndarjeve po rritet nga viti në vit. Ndërkohë janë të paktë ata që paraqiten në gjykatë me idenë e ndarjes dhe kthehen që andej të pajtuar, me synimin për t’i dhënë njëri-tjetrit edhe një shans të fundit për të vijuar jetën bashkëshortore, kjo edhe për hir të fëmijëve. Burimet në fjalë theksuan se gjatë 9-mujorit në fjalë, u regjistruan 253 kërkesa për zgjidhje martese, por vetëm 40 prej tyre u tërhoqën nga vendimi që kishin marrë për t’u ndarë nga njëri-tjetri. Ndërkaq, 194 të tjerë nuk gjetën asnjë mundësi bashkimi përveç asaj të ndarjes.
Asnjë i përjashtuar
Nëse disa vite më parë, numrin më të madh të divorceve e zinin moshat e reja dhe kryesisht ata me arsim të ulët apo të mesëm, tashmë po vihet re, se nga ky fenomen nuk përjashtohen as intelektualët dhe as të moshuarit. Burime pranë gjykatës së rrethit gjyqësor pohuan se ndarjet përfshijnë të gjitha kategoritë e shoqërisë, qofshin këto mosha të reja apo të vjetër, qofshin me arsim të ulët apo me arsim të lartë. Në themel të zgjidhjeve martesore qëndrojnë problemet ekonomike dhe sociale, martesat e shpejta pa e njohur mirë partnerin, qëndrimi për një kohë të gjatë larg njëri-tjetrit, kur njëri prej tyre jeton në emigracion, xhelozia dhe tradhtitë bashkëshortore, por edhe arsye të tjera, të cilat artikulohen pas çdo ndarjeje.
Të gjitha bashkë në dhunë
Pavarësisht nga fakti se cila është arsyeja që një çift po shkon drejt zgjidhjes martesore, të gjitha shkaqet, qofshin këto për probleme ekonomike apo xhelozie që të gjitha shndërrohen në dhunë ndaj gruas. Sipas burimeve në fjalë, jo në pak raste gratë kanë kërkuar ndarjen nga bashkëshorti, vetëm pse ky i fundit e ka dhunuar atë sistematikisht. Ndërkaq, aktualisht po konstatohet se krahas dhënies fund të jetës bashkëshortore nga ana e grave po kërkohet edhe mbrojtja ndaj bashkëshortit të tyre. Në të gjitha këto raste, kanë shpjeguar burimet pranë gjykatës ë rrethit gjyqësor Korçë, është vepruar në kohë, brenda afatit ligjor, ku gruaja ka përfituar mbrojtjen e nevojshme ndaj bashkëshortit. Veç sa më sipër, burimet theksuan se gruaja nuk dhunohet vetëm nga bashkëshorti i saj, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes, ku dhuna mund të jetë jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Megjithatë, në çdo rast të tillë, drejtësia ka dhënë vendimin e saj.