Sulmohet me sende të forta gazetari Mero Baze

Botuesi i gazetës "Tema", dhe një nga emrat më të njohur të gazetarisë, Mero Baze, është sulmuar mbrëmë ndërsa ishte në shoqërinë e disa kolegëve gazetarë në një nga lokalet e Tiranës. Baze është qëlluar disa herë në kokë dhe në trup me sende të forta, duke mbetur i plagosur rëndë. Ai është shoqëruar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, sulmi është kryer nga biznesmeni Rezart Taçi si edhe 4 truprojat e tij. Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë gazetari Andi Bushati si edhe Arban Hasani, drejtori i lajmeve në "Vizion Plus". Vetë gazetari Baze ka rrëfyer sulmin fizik që është kryer ndaj tij ekzkluzivisht për "Ora News", i cili ishte i pari televizion që dha lajmin. "Në fillim Taçi erdhi drejt meje dhe filloi të më ofendonte. Më pas ai më goditi së bashku me 4 truprojat e tij."- rrëfeu gazetari Baze ndërsa ndodhej në i shtruar në spitalin ushtarak. "Unë besoj se jam goditur për shkak të detyrës sime, pasi unë nuk kam ndonjë inat personal ndaj Rezart Taçit."- shtoi gazetar i emisionit investigativ "Faktor Plus".
Policia e Tiranës, ka shoqëruar në polici dy nga truprojat e Rezart Taçit të cilët janë pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë saj. Një grup hetimor ka marrë në pyetje edhe gazetarin baze në spitalin ushtarak, ndërsa ka dëgjuar edhe dëshmitë e dy kolegëve të tij. Botuesi i "Temës" është autor i dhjetra shkrimeve, por edhe i disa emisioneve televizive që kanë patur në qendër praktikat e ndjekura për privatizimin e ndërmarrjes më të madhe të rafinimit dhe tregtimit të naftës në Shqipëri ARMO, e cila u ble një vit më parë nga biznesmeni Rezar Taçi.
Për botuesin e gazettes" Tema", ky nuk është incidenti i pare, ku më i fundit është largimi i gazetës që ai drejton nga ambjentet ku qendronte prej disa muajsh. Sipas Bazes, të gjitha këto veprime kanë qenë të lidhura me qëndrimin kritik që ai ka mbajtur ndaj qeverisë dhe kryeministrit Sali Berisha.