E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taçi: Nuk e kam goditur unë Mero Bazen

Biznesmeni Rezart Taçi ka hedhur poshtë pretendimet e botuesit të gazetës "Tema", Mero Baze, për dhunën fizike të ushtruar ndaj këtij të fundit. Në një reagim, biznesmeni Taçi është shprehur se ai personalisht nuk e ka prekur me dorë dhe as e ka qëlluar gazetarin Mero Baze. Taçi shton se në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm në lokal.
Biznesmeni Rezart Taçi gjithashtu është shprehur se nuk është në dijeni të veprimeve të truprojave të tij dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e tyre. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, sulmi ndaj Mero Bazes është kryer nga biznesmeni Rezart Taçi si edhe 4 truprojat e tij. Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë gazetari Andi Bushati si edhe Arban Hasani, drejtori i lajmeve në "Vizion Plus". Gazetari Mero Baze është larguar nga spitali ushtarak mëngjesin e sotëm. Ai u shtrua mbrëmë vonë në spital pasi ndaj tij u ushtrua dhunë fizike me sende të forta në një lokal pranë ish-Bllokut

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›