Policia arreston gazetarin që fotografoi makinat e Berishës tek Ilir Meta
Share
Garda e Republikës ka ndaluar dhe shoqëruar në polici gazetarin e gazetes Shekulli-t, Luis Tanushi, pasi tentoi të fotografonte jashtë vilës së Ilir Metës një takim të këtij të fundit me kryeministrin Sali Berisha.
Gazetari i Shekulli-t u shoqërua nga Garda pavarësisht se ishte në krye të detyrës dhe nuk kishte cenuar sigurinë e kryeministrit dhe ish-kryeministrit, pasi ndodhej jashtë rrethimit.
Gazetari Tanushi u dërgua për në komisariatin nr.2 të kryeqytetit dhe u lirua vetëm pasi iu fshinë fotot që vërtetonin takimin Meta-Berisha.
