E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston sulmuesin e gazetarëve

(E plotësuar) Policia e Kosovës, ka njoftuar, se me urdhër të prokurorit, njëri nga personat e dyshuar, se ka penguar ekipin e “Klan Kosovës”, gjatë kryerjes së detyrës, në Malishevë, është ndalur nën masën e arrestit për 48 orës.

-----------------------------------------------------------------

Një ekip i televizionit Klan Kosova është sulmuar të hënën në mëngjes në Malishevë derisa po kryenin punën e tyre.
Gazetarja Gresa Jashari dhe kameramani Gramoz Bajqinovci janë janë maltretuar fizikisht dhe psiqikisht nga disa persona derisa po xhironin ndërtimin e një rruge, e që tani për tani janë pezulluar punimet. Aty është ndalur një makinë, nga e cila disa persona kanë dal dhe ua kanë marrë dhunshëm kamerën.

Më pas, të njejtit e kanë rrahur gazetaren Jashari dhe kameramanin Bajqinovci, ua kanë marr kamerën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e lëndimeve gazetarja dhe kameramani janë dërguar në qendrën emergjente në Malishevë për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka filluar hetimet

Ndajë këtij sulmi ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës duke bërë thirrje urgjente policisë që të gjej personat të cilët sulmuan ekipin e Klan Kosovës.

“AGPK-ja i bën thirrje organeve të drejtësisë, që të merren sa më shpejtë me rastin. AGPK-ja u uron shërim sa më të shpejtë gazetares e kameramanit dhe kërkon nga ta dhe gazetarët tjerë që të mos ndikohen nga rastet e tilla. Puna dhe përkushtimi në profesion, besojmë se janë më të fuqishme sesa përpjekjet për ndalesa të tilla”, thuhet në reagimin e AGPK-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›