E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë e re për Conten

Juventus ka konfirmuar se trajneri Antonio Conte së shpejti do të vazhdojë kontratën pas serisë së jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni në Serie A.

Conte, i cili iu bashkua Bianconerëve gjatë verës së shkuar nga Siena, aktualisht ka kontratë me klubin deri në qershor 2013. Conte ka udhëhequr Juventusin drejt kreut në Serie A, gjashtë ndeshje para fundit.

“Vazhdimi i Contes është pothuajse automatik. Ai është lider i projektit tonë. Mendoj se marrëveshja për vazhdimin e kontratës do të arrihet së shpejti”, deklaroi presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›