Policia e Fierit, masa për trafikun e rënduar në fundjavë
Policia e qarkullimit rrugor në qarkun e Fierit ka hartuar një plan masash për shkak të trafikut të rënduar të automjeteve, sidomos gjatë ditës së djeshme, që përkonte dhe ditë feste. Festa e Shën Valentinit ka risjellë në fokus fluksin e automjeteve, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në mbingarkesën e qarkullimit rrugor .
Kreu i sektorit të policisë së qarkullimit rrugor në drejtorinë e Fierit ka deklaruar se masat konsistojnë në patrullimin 24 orë të të gjitha akseve kryesore rrugore, me oficerë, patrulla të përgjithshme dhe me mjete policie. Sipas tij, sektori i policisë rrugore disponon të gjitha mjetet, efektivat dhe predispoziconin e duhur për përballimin e situatës së ngarkuar të trafikut jo vetëm në ditën e Shën Valentinit. "Kemi marrë masa konkrete për të përballuar jo vetëm këtë ditë-natë feste, por edhe në ditët e zakonshme. Fakti që qyteti i fierit ka një rreze të ngushtë veprimi karshi automjeteve të shumta që kanë hyrë në qytet, na bën neve edhe më të vëmendshëm për kontrollin dhe mbajtjen qetë të situatës në qarkullim. Do të bëjmë të pamundur që të mos krijohen probleme në qarkullim, pasi siç e dimë të gjitha çiftet do të dalin në mbrëmje dhe në këtë mënyrë edhe qarkullimi pritet të rëndohet", ka pohuar shefi i policisë rrugore, i cili gjithashtu u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për një ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri më të lartë nga ana e tyre në drejtim të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, gjë që do të shmangë aksidentet e mundshme. "Unë do të doja t'u bëja thirrje drejtuesve të automjeteve të ruajnë shpejtësinë brenda normave të lejuara në qytet, ashtu siç e përmban normativa e qarkullimit rrugor. Ne kemi një fat që në qytet do të na japë një ndihmë të madhe edhe policia bashkiake, e cila ka caktuar një grup të gatshëm të patrullojë në qytet, sidomos në orët e pikut", ka deklaruar ndër të tjera kryerrugori në policinë e Fierit.
Email This Klikime: 3
Email This Klikime: 3