Universiteti i Shkodrës dy muaj pa rroga, pedagogët paralajmërojnë grevë

Kancelari i sëmurë mban peng pagat e 1200 punonjësve të administratës së universitetit
Pedagogët e Universitetit të Shkodrës kanë gati dy muaj pa marrë rrogat, çka ka çuar në një tendencë të tyre për të bojkotuar mësimin por edhe provimet. Ata nuk e kanë bërë realitet ndërprerjen e mësimit vetëm për të mos dëmtuar sistemin akademik të filluar tashmë, por ankesa dhe kërkesa për pagat, ka qenë fokusi kryesor së fundmi në gjigandin universitar me mbi 12 mijë studentë të Shkodrës. Pedagogët kanë një muaj e gjysmë që nuk paguhen megjithëse ritmi e puna e tyre e mësimdhënies dhe ajo shkencore, ka vazhduar së bashku me provimet. Së bashku me pedagogët edhe personeli i këtij universiteti akoma është me rrogën e fundit të vitit 2008, edhe ajo e dhënë me vonesë. Shkak për bllokimin e pagave të tyre thuhet se është mungesa e bilancit vjetor për vitin 2008, pa të cilin nuk mund të akordohet edhe fondi i ri i pagave. Por interesant është fakti se edhe pagat e dhjetorit të vitit të kaluar, pedagogët i kanë marrë me datën 17 janar dhe për këtë problem është bërë një ndërhyrje në "lartësitë" qeverisëse. Kjo mungesë e bilancit vjen si pasojë e mungesës së kancelarit të universitetit, i cili është i sëmurë dhe deri tani nuk është marrë askush tjetër me nxjerrjen dhe përfundimin e bilancit të vitit të kaluar. Tashmë nga pedagogët mësohet se nuk lejohen më as ndërhyrjet në Ministrinë e Financave dhe kështu frika është se duke u zgjatur sëmundja e një personi të vetëm dhe duke mos u caktuar ky funksion qoftë edhe përkohësisht tek ndonjë specialist tjetër, sërish pedagogët dhe punonjësit e universitetit do të mbeten pa pagat e tyre të muajve të ardhshëm.
Pedagogët drejt grevës
Edhe pse pedagogët e këtij universiteti pohojnë se gjendja problematike me pagat është konstatuar prej disa muajsh, sipas tyre ende nuk shikohet asnjë dritë shpresëdhënëse në fund të tunelit. Ndërkaq, pranë universitetit mësohet se në fund të muajit, pedagogët mund të mblidhen në një grevë e cila do të shkundte si Ministrinë e Financave edhe rektoratin e Shkodrës, të cilët akoma lejojnë që mungesa e një zyrtari të lërë pa rroga mbi 300 pedagogë dhe 120 punonjës të administratës universitare. Për më tepër janë studentët që e vuajnë edhe ato këtë problem, sepse pedagogët në çdo moment kanë nxjerrë arsyen e mungesës së pagës edhe në disponibilitetin e tyre në provime dhe kudo. Në të vërtetë, së fundmi është vënë re një lëvizje, e cila ka si qëllim që pedagogët nuk do të përgjigjen për zezonin tjetër të provimeve pa u garantuar nga rektorati se do të paguhen për punën e kryer. Sigurisht është shumë e çuditshme që mungesa e kancelarit për shkak të sëmundjes të pengojë dhjetëra e qindra punonjës dhe të krijojë një situatë të tillë, krejtësisht të papëlqyeshme në universitetin e Shkodrës. Por dje, në mjedisin e studentëve dhe pedagogëve, duke mos pasur arsye të tjera të forta, sëmundjen e kancelarit e bashkonin me probleme të dyshueshme të bilancit dhe kështu situata për to, bëhej akoma edhe me e zymtë. Deri tani asnjë sqarim nuk është dhënë nga rektori i Universitetit të Shkodrës, Artan Haxhi, megjithëse mësohet se ka bërë ndërhyrje për të çliruar fondin e caktuar. Megjithatë universiteti ka kohë që nuk ka marrë rroga dhe tashmë duke hyrë në muajin e dytë, situata do të fillojë të precipitojë drejt karakterit protestues megjithëse të kujdesshëm, por krejtësisht të drejtë, sepse mungesa e pagës ndërkohë që puna është kryer, është një problem i madh ekonomik për të gjithë.
Email This Klikime: 8