Policia e Korces identifikon trupin e gruas se masakruar

Policia e Korçës ka identifikuar trupin e pajetë, të gruas e cila u gjet e masakruar në vend-grumbullimin e mbeturinave, në dalje të qytetit.
Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga policia, ndërkohë që mësohet se ajo është nga Devolli dhe prej 5 vitesh bashkëjetonte me një person nga Korça.
Policia e Korçës, lidhur me këtë ngjarje ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe një të moshuar. Po ashtu policia ka rrethuar edhe një banesë në Lagjen 4 në Korçë. Trupi i masakruar i gruas, me kokë dhe gjymtyrë të prera ishte gjetur në kazanët e mbeturinave të lagjes 4.