E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Kosovës do kontrollojë Manastirin e Graçanicës

Ky hap është ndërmarrë në bazë të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore Fetare si dhe nga detyrimet e dala nga paketa e kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.

Në një njoftim për media lëshuar nga zyra për Informim e Policisë së Kosovës thuhet se “ky është një hap i madh në procesin e formimit gjithnjë e më të madh të përgjegjësisë së Policisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe profesionale për të marrë përgjegjësinë e sigurimit edhe të objekteve të tjera fetare, të cilat aktualisht ndodhen nën përgjegjësinë e KFOR-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›