E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës kontrollon kufirin me Shqipërinë

PRISHTINE- Policia Kufitare e Kosovës ka marrë sot përgjegjësinë e kontrollit të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nga KFOR-i.

Në ceremoninë në pallatin e Kulturës në Gjakovë, kanë marrë pjesë përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të lartë të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe kryetarë komunash.

Përfaqësuesit e EULEX , të cilët po ashtu kanë marrë pjesë në ceremoni, premtuan se do të ndihmojnë policinë kufitare të Kosovës.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›