E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshton, Fule: Pa Serbinë e Kosovën s’marrim pjesë në samit

NOVI SAD- Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian kanë bërë të ditur se nuk do të jenë të pranishëm në samitin e paralajmëruar të Sarajevës, nëse aty nuk do të marrin pjesë edhe Serbia e Kosova.

Ketrin Eshton, komisioneria evropiane për politikë të jashtme, dhe Shtefan Fule, komisioneri për zgjerim, i kanë bërë të ditur shefit të diplomacisë spanjolle, Migel Anhel Moratinos, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës të BE së, se nuk do të marrin pjesë në konferencën BE Ballkani Perëndimor, më 2 qershor në Sarajevë, nëse ai nuk siguron pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, para se gjithash pjesëmarrjen e Serbisë dhe të Kosovës, bën të ditur e përditshmja “Dnevnik”.

Sipas burimeve ndërkombëtare, për shkak të paqartësisë rreth pjesëmarrjes së të gjithëve të ftuarve në Sarajevë, Fule nuk ka dëshiruar të nënshkruhej në ftesat që u janë dërguar vendeve të BE së dhe të Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrje në këtë samit të rëndësishëm, por ftesat janë nënshkruar vetëm nga shefi i diplomacisë spanjolle, Moratinos.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›