Sulmi mbi Tahirin, Qeveria: Akt i papërgjegjshëm
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës dënon incidentin e ndodhur dje në aeroportin e Prishtinës, ku aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja hodhën domate në drejtim të veturës së zv/kryeministres Edita Tahiri. Në shenjë kundërshtimi për dialogun teknik Kosovë-Serbi që po kryhet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Tahiri, njëherazi kryetare e delegacionit kosovar në këto bisedime, u sulmua sapo mbërriti nga Brukseli ku të premten u zhvillua raundi i gjashtë i bisedimeve dhe që përfundoi me arritjen e dy marrëveshjeve, me njohjen reciproke të vulave doganore dhe për kthimin e regjistrave kadestrale.
"Sulmi, i kryer nga individë të deklaruar si aktivistë të Lëvizjes politike Vetëvendosja është një akt politikisht i papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me ligjin. Ky akt është vandal dhe manifestim huliganizmit për qëllim të përfitimit politik", thuhet në deklartën e qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës, vijon deklarata, është e angazhuar në procesin e dialogut të barabartë me Serbinë, për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me raportet në mes të dy shteteve.
"Kjo rrugë do të çojë në njohjen reciproke të dyja shteteve dhe në normalizimin e marrëdhënieve në rajon", thekson qeveria e Kosovës, ndërsa nënvizohet se "qeveria do të vazhdojë angazhimet e saj për të konsoliduar shtetin e Kosovës, për mirëqenien e qytetarëve dhe të forcoj partneritetin e vet me të gjitha strukturat ndërkombëtare në procesin e integrimeve euroatlantike.
(s.g/atsh/BalkanWeb) Lidhje te tjera Sulmi me domate nga aktivistët e Vetëvendosje