E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks: Kreu i Doganave shkarkohet para zgjedhjeve, nuk solli para sa duhet

TIRANE- Në një tjetër kabllogram të ambasadës amerikane në pranverën e vitit 2009 theksohet se drejtori i doganave, Përparim Dervishi u shkarkua nga Ministria e Financave dhe në vend të tij u vendos një teknokrat i doganave, Endri Pema. Ministria theksoi se ai u shkarkua sepse plani i të ardhurave nga doganat nuk ishte plotësuar, por një zyrtar i lartë i shtetit tha se kishte edhe arsye të tjera në shkarkimin e tij. Sipas tij, një arsye mund të jetë se marrëdhëniet mes doganave dhe një sërë biznesesh ishin dëmtuar për shkak të pushtetit të Dervishit. Një tjetër arsye mund të jetë se Dervishi nuk kishte sjellë para ryshfetesh sa duhej për fushatën e Partisë Demokratike para zgjedhjeve të qershorit 2009. Në kabllogramin e dërguar në Departamentin e Shtetit theksohet se i emëruari në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave është një person që ka punuar për 15 vjet në këtë institucion dhe bashkëshortja e tij është shoqe me vajzën tepër ndikuese të kryeministrit, Argita Berisha.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›