E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Hondurasit në Tiranë, takon Topin

TIRANE- Presidenti i Republikës së Hondurasit mbërriti sot në Tiranë për një vizitë 8-orëshe. Kreu i shtetit të Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa vjen nga Prishtina, ndërkohë që në Shqipëri do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore. Sosa mbërriti në aeroportin e Rinasit mëngjesin e sotëm dhe më pas u prit nga homologu shqiptar, Bamir Topi.

Gjatë qëndrimit do ketë takime dhe me kreun e qeverisë shqiptare, Sali Berisha dhe kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli.  Presidenti i Hondurasit do të takohet edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha. Vizitës së presidentit të Hondurasit i paraprin ajo në Prishtinë në datën 3 shtator, ku u takua me drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›