Greqi, shtypi: Vendi në situatë kritike, paratë po mbarojnë
ATHINE- “Greqia ndodhet në skaje” – kështu e titullon shkrimin e saj kryesor sot, gazeta greke “To Vima”, e cila bën një analizë të situatës së krijuar në vend, pas vizitës së fundit të Trojkës, e cila u largua duke marrë me vete refuzimin e ministrit të Financave për masa të reja.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Evangelos Venizelos, pas ndërprerjes së bisedimeve me Trojkën, tha se "nuk mund të merrte përgjegjësinë për masa të tjera, pa folur më parë me kryeministrin."
Ekipi i Trojkës do të kthehet në Greqi pas dhjetë ditësh dhe kreu i tij z. Thomsen tha se "ne nuk mund të kalojmë përgjegjësitë tona" dhe se "një zgjidhje duhet të kërkohet në nivel më të lartë."
Ministri Venizelos ka pranuar se recesioni është i thellë dhe indirekt, që deficiti është më i lartë.
Ndërkohë që sipas shtypit, kërkohet shkurtimi i 50 000 vendeve të punës në administratë, FMN duhet të marrë vendimin urgjent për këstin e gjashtë të ndihmës për Greqinë, pasi në arkën e shtetit ka para vetëm për pagesat e muajit shtator.
Kjo klimë po ravijëzon skenaret e zgjedhjeve të parakohsme pavarësisht nga fakti se kryeministri Jorgos Papandreu nga foltorja e Konferencës me rastin 37 vjetorit të krijimit të PASOK deklaroi se "njerëzit do të na gjykojnë në vitin 2013". Mbështejta për partinë e tij PASOK ka rënë nën 20%, duke bërë që Demokracia e Re të jetë në avantazh të dukshëm, ndërkohë që shumica e qytetarëve kërkojnë një qeveri koalicioni, që do ta nxirrte vendin nga kriza.
(s.g/balkanWeb)