Kuvendi nesër nis punimet, PS vendos qëndrimin e saj
TIRANE- Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare të hënën më 5 shtator, ora 18.00, duke shenuar keshtu fillimin e sesionit të V-të të Legjislaturës së XVIII-të. Ne mbledhjen e Konferences se kryetareve ku u miratua në unanimitet kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator-23 shtator, si dhe Programi i punës në periudhën 5 shtator-4 tetor, kryetarja Topalli ftoi krerët e grupeve parlamentare të nisin punën për ngritjen e Komisionit për Reformën zgjedhore, si edhe theksoi domosdoshmërinë e votimit sa më parë të ligjeve të rëndësishme që kërkojnë 3/5 e votave të parlamentit.
PS MBLEDH GRUPIN
Kryetari i PS-së, Edi Rama pritet të mbledhë nesër rreth mesditës grupin e deputetëve socialistë. Vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të sesionit të ri parlamentar që nis në orën 18:00, grupi i PS-së do të vendosë zyrtarisht qëndrimin ndaj maxhorancës në Kuvend.
Paraprakisht është thënë se ndërpritet bojkoti dhe nis puna e socialistëve si një alternativë ndryshe, në legjislativ dhe për më tepër si një opozitë e fortë e qeverisë. Që prej ditës së hënë fillon të shfaqet publikisht edhe kursi i ri i PS-së, i lajmëruar në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie nga kryetari Edi Rama.
Gjatë diskutimeve pritet të vendoset edhe qëndrimi i PS-së në lidhje me disa nga ligjet e rëndësishme që i përkasin paketës së reformave të mëdha integruese, të cilat kanë mbetur pa u miratuar pikërisht nga mungesa e votave të tyre prej muajsh në Kuvend.
Ndërkaq një ditë më parë, Konferenca e Kryetarëve, ku ishte i pranishëm edhe kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi, ka miratuar projekt-kalendarin trejavor të punimeve parlamentare, në të cilin përfshihen edhe ligjet me shumicë të cilësuar që janë kode dhe ligji për gjykatën administrative.
(s.g/Balkanweb)