E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama firmos me minatorët

Tiranë- Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë e përfaqësuar nga kreu i saj, Fiqiri Xibri, në prag të zgjedhjeve parlamentare ka firmosur një marrëveshje me kryesocialistin Edi Rama. Kreu i minatorëve e ka cilësuar programin e Partisë Socialiste si të arrirë dhe përfaqësues të interesave të kësaj shtrese.

“Mbështesim alternativën e PS-së dhe u bëj apel minatorëve të votojnë për këtë alternativë”, deklaroi në takim, Xibri.

Partia Socialiste dhe kryetari i saj kanë premtuar se nëse vijnë në pushtet pas 28 qershorit do të firmosin statusin e minatorit dhe do të ulin moshën e daljes në pension për këtë kategori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›