E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi mbledh kryetarët e komisioneve parlamentare

Prishtinë-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka zhvilluar një takim këtë të premte me kryetarët e komisioneve parlamentare për të shqyrtuar Planin e veprimit të Kuvendit për sfidat e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2009. “Pa funksionimin e mirë të komisioneve parlamentare nuk mund të ketë punë të suksesshme të legjislativit të vendit”-deklaroi kryeparlamentari Krasniqi, i cili ka kërkuar që të dinamizohet edhe më puna e komisioneve, përfshirë këtu hartimin e planeve të punës, si dhe krijimin e ambientit për debat të kulturuar në takimet e punës.

Duke folur për Planin e veprimit të Kuvendit për sfidat e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2009, kryeparlamentari Krasniqi ka kërkuar që komisionët t’i identifikojnë detyrat e tyre nga ky plan, si dhe t’i paraqesin vërejtjet e tyre, për sa u përket detyrave dhe kohës së realizimit të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›