E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovësarreston 6 zyrtarëpër shpërdorim detyre

PRISHTINË- Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë zyrtarë të lartë të Komunës së Prishtinës, përfshirë disa drejtorë për shpërdorim të detyrës.

Arrestimi është kryer sot nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka njoftuar policia Kosovare. Të arresturit dyshohen për keqpërdorime në komunën e Prishtinës, lidhur me një tender i cili ka pasur të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka.

Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe mbledhjes se fakteve lidhur me kryerjen e veprës penale të cituar më lart, dyshohet se vlera e keqpërdorur arrin shumën prej qindra mijëra euro, thuhet në një komunikatë shtypi të policisë. Me urdhër të Prokurorit Publik të Qarkut, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›