E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të enjten Thaciinterpelancë për bisedimet me Serbinë

PRISHTINË- Kryesia e Kuvendit ka përcaktuar në mbledhjen e sotme rendin e ditës për seancën e ardhshme që do të mbahet të enjten dhe të premten, më 5 dhe 6 maj.

Mediat vendase bëjnë me dije se kryesia ka miratuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që kryeministri Hashim Thaçi të paraqitet në interpelancë lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë.

Ndërkohë mësohet se në seancën e së premtes do të debatohet lidhur me gjendjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, e mbështetur edhe nga deputetë të tjerë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›