Prishtinë - BeogradBogdanoviç: Marrëveshjaështë i mundur
PRISHTINË- “Tre raundet e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit kanë treguar se kompromisi është i mundur, edhe nëse çështjet e diskutuara janë shumë të ndjeshme e delikate”,- ka deklaruar Goran Bogdanoviç, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Mediat kosovare bëjnë me dije se Bogdanovic ka bërë thirrje
për më shumë pragmatizëm në mënyrë që të arrihet në zgjidhjen e problemeve, ndonëse pranon se do të ishte iluzion të prisje arritjen e menjëhershme të rezultateve.
Bogdanoviç ka kritikuar hapjen e shumë temave njëherësh gjatë bisedimeve. Sipas tij çdo problem pengohet nga çështja e statusit. Ndërkohë ai është shprehur optimist se bashkësia ndërkombëtare do të arrijë ta kuptojë se "çështja e statusit të Kosovës mbetet për tu zgjidhur".
Dialogu që po vazhdon “padyshim do të ketë dhe statusin e Kosovës si temë, pasi të gjitha problemet lidhen me statusin”. Bisedimet janë një mundësi për shqiptarët e serbët që të arrijnë “pajtimin historik”,- theksoi Bogdanoviç.
Duke iu referuar veriut të Kosovës ministri serb tha se “ekzistojnë dy realitete, një në jug dhe tjetri në veri të lumit Ibër”. Në këtë kuadër, duke folur për mundësinë e përfolur të ndarjes, ai thekson se ndarja nuk është qëndrim i Beogradit”, përveç të tjerash se “nuk besojmë që është rruga e zgjidhjes së problemeve”.
(e.m/rel/BalkanWeb)