E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kthehen komunizmit

Propozimi i AAK’së për të hetuar veprimtarinë e SHIK’ut dhe ai i PDK’së për të dënuar krimet e pasluftës nuk ka gjetur mbështetjen e Kryesisë së Kuvendit. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi thotë se para këtyre çështjeve, Kuvendi duhet t’i dënojë krimet e komunizmit në Kosovë. Nga Valmir Klaiqi më 04 maj 2011 në ora 08:53

Propozimet për debat rreth Shërbimit Informativ të Kosovës, të nisura nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ai për dënimin e krimeve të pasluftës nga Partia Demokratike nuk e kanë marrë të martën mbështetjen e Kryesisë së Kuvendit.

Partitë parlamentare nuk kanë shprehur vullnet dhe interesim për të diskutuar në lidhje me SHIK’un dhe çështjen e krimeve të pasluftës.

Por, në Kuvend duket se mund të rikthehet një debat tjetër i nxehtë, i lënë përgjysmë në legjislaturën e kaluar - për dënimin e krimeve të komunizmit në Kosovë.

Kjo temë u rihap të martën nga vetë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili tha se para se Kuvendi të merret me krimet e pasluftës në Kosovë, me hetimet e SHIK’ut, apo dikujt tjetër, duhet të merret me krimet e komunizmit, ashtu siç obligon edhe një rezolutë e Parlamentit Europian.

Ai ka thënë se përgjegjësia e Kuvendit është përfaqësimi i interesave të qytetarëve, nxjerrja e ligjeve dhe monitorimi i institucionet që i zgjedh, ndërsa nëse do duhej të merrej me krimet, pikë së pari, sipas tij, do duhej të merrej me krimet e komunizmit.

“Realisht, do të ishte më se e domosdoshme dhe paraprakisht ne të merremi dhe kemi obligim në një formë edhe nga një rezolutë e Parlamentit Europian, për t’i dënuar krimet e komunizmit në Kosovë ose të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë në Kosovë. Nuk e kemi bërë atë gjë. Do të thotë në Kosovë kemi aq shumë probleme të natyrës edhe politike, e ndoshta shumë të natyrës ekonomike dhe të sundimit të ligjit dhe sikur nuk po gjejmë forcë për t’u marrë me problemet që na i ka sjellë dhe grumbulluar koha”, ka thënë Krasniqi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›