Policia e Kosovësruan manastirin eGracanicës
PRISHTINE- Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë kanë paralajmëruar kalimin e përgjegjësive për ruajtjen e manastirit të Graçanicës, tek Policia e Kosovës. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Marcus Bentler tha në Prishtinë se ky vendim pasqyron besimin që NATO ka në aftësitë e forcave vendase të sigurisë. Si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të gjendjes së sigurisë në Kosovë, NATO-ja ka vendosur që të transferojë te Policia e Kosovës përgjegjësitë e saj për të ruajtur disa manastire serbe, të cilat që prej pasluftës mbroheshin nga KFOR-i.
Vendimi për këtë transferim, i cili përfundimisht do të ndodhë në fund të muajit gusht është marrë nga instancat më të larta të NATO-s dhe të KFOR-it. Kreu i KFOR-it vlerësoi se transferimi i përgjegjësive për ruajtjen e manastirit të Graçanicës është hap i madh në përforcimin e përgjegjësive të institucioneve të sigurisë në Kosovës.
Ai saktësoi se KFOR-i do të kalojë përgjegjësitë te Policia e Kosovës edhe për katër manastire të tjera, Budisalcës afër Klinës, Goriocit afër Istogut, Zoqishtit afër Rahovecit dhe atij në Hoqë të Madhe. Mediat serbe kanë cituar banorë të Graçanicës ta kenë quajtur të turpshëm dhe skandaloz vendimin e KFOR-it për transferimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës, por komandanti Bentler theksoi se “ky është një hap i përgjegjshëm, i cili reflekton gjendjen pozitive të sigurisë në Kosovë”. Për vendimin janë njoftuar edhe autoritetet e Beogradit, të cilët natyrisht e kanë kundërshtuar atë, duke e paraqitur të rrezikuar gjendjen e sigurisë për serbët. Ruajtja e një numri monumentesh kishtare e kulturore të trashëgimisë serbe parashihet edhe me Dokumentin e Ahtisaarit, në bazë të të cilit u shpall pavarësia e Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)