E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez, optimist

Ekipi i Rafael Benitezit, Inter, pësoi humbje 3-2 nga Panathinaikosi në një ndeshje miqësore, por trajneri spanjoll është i fokusuar në sfidat që e presin në të ardhmen.

“E kam pritur një sjellje të tillë”, tha Benitez, ekipi i të cilit mposhti të dielën Manchester Cityn me rezultat 3-0, në një tjetër ndeshje miqësore.

“Do të ketë ngritje dhe rënie, sepse ky është vetëm fillimi i sezonit”, theksoi Benitez.

Inter fitoi Serien A dhe Kupën e Italisë, ndërsa triumfoi edhe në Ligën e Kampionëve me Jose Mourinhon në sezonin e kaluar dhe Benitez e ndjen se mund të fitojnë sërish trofe.

“Ne i kemi mundësitë për të fituar trofetë… shumë nga ato”, tha ai.

“Kjo është një sfidë dhe jam i kënaqur që jam në pozitë të tillë. Do të provojmë të fitojmë sa më shumë që mundemi”.

Golat nga Samuel Eto’o Coutinho nuk i mjaftuan Nerazzurëve, ndërsa mungesa e Mario Balotellit për të dytën ndeshje me radhë sugjeron që ai mund të transferohet në Manchester City. Benitez ka thënë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë.

“Nuk kam lajme, gjithçka është sikurse më herët”, tha Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›