E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banim Special

Gazeta spanjolle El Mundo ka shkruar se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka marrë me qira një shtëpi prej 400 metrash katrorë, në të cilën më herët ka banuar këngëtari Alejandro Sanz. Ndërsa, Sanz kishte paguar 11 mijë euro për qira, strategu portugez paguan 20 mijë euro. Mourinho me të marrë shtëpinë ka bërë disa ndryshime, veçanërisht ka ndryshuar dhomën e punës dhe atë të takimeve.

Shtëpia ka dalje në plazh, ka pishinë, sallon të gjimnastikës, kaminë, dhomën e masazhit, kuzhinën e hapur dhe një sallon shumë të madh. Për Mourinhon është suitë e madhe dhe një banjë, ndërsa për mysafirët janë 3 dhoma të tjera, 4 banja, dhoma e lojës dhe kuzhina.

Shtëpia gjendet në një lagjen, në të cilën kanë shtëpi edhe Cristiano Ronaldo, Kaka, Benzema, sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ai i Atletico Madridit, Kun Aguero dhe futbollisti i ri i Besiktasit, Guti.

Kjo lagje nuk është vetëm një nga vendet më luksoze dhe më të sigurta në Madrid, por edhe në Europë, ndërsa besohet se për Mourinhon ka rëndësi më së shumti aspekti i sigurisë.

Do ta transferojë një sulmues

Është spekuluar se Real Madrid është shumë i interesuar për mbrojtësin e Interit Maicon dhe të Milanit Thiago Silva, por trajneri Jose Mourinho ka pranuar se edhe një sulmues është në objektivin e tij.

"Përveç transferimit të një mbrojtësi të ri, e dua edhe një sulmues në ekip. Ai do të ishte i mirëpritur. Aktualisht e kam në dispozicion Gonzalo Higuainin dhe Karim Benzemën, derisa edhe Cristiano Ronaldo mund të luajë në sulm. Megjithatë, dua një opsion më shumë në sulm”, tha Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›