Policia e Lëzhës vë ne pranga autorët e vënies së tritolit të djeshëm

Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Lezhës. Ata akuzohen se janë autorët e ngjarjes së një dite më parë në një lokal në skaj të rrugës Shëngjin-Lezhë, ku ishte i vendosur një çantë me 3 kilogram tritol. Kështu në prangat e policisë ka rënë shtetasi Altin Noga, dhe 16-vjeçari E. G.
Ata kanë tentuar të vrasin me anë të tritolit pronarin e lokalit. Fatmirësisht, ngjarja e së dielës u mbyll pa viktima, pasi policia mbërriti në kohë duke izoluar vendin ku ndodhej sasia e lëndës plasëse.
Ekspertë nga Tirana bënë të mundur çaktivizimin e tritolit, i cili mund të shpërthente me anë të komandimit me celular. Gjatë ditës së djeshme, policia shoqëroi 20 persona për këtë ngjarje.
...